Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Lundroni në këtë Seksion

Iris Ago

Znj. Iris Ago më herët ka mbajtur pozicionin e Drejtorit në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj ( Gusht 2020- Nëntor 2021); ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme  të Tatimeve (Shkurt 2017- Korrik 2020); ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë që prej muajit Dhjetor 2021; të Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, të Drejtorit të Përgjithshëm të Qendrës Kombëtare të Biznesit nga viti 2022 deri në Janar 2025, ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Kabinetit pranë Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe aktualisht është Drejtor Kabineti pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Në vitin 2009 është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, dega Financë- Kontabilitet, më tej ka vazhduar studimet Master Shkencor gjatë viteve 2010-2013, pranë Universitetit Europian të Tiranës, si dhe zotëron titullin MSc Bankë dhe Sigurime. Është trajnuar mbi Standardet Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SKK & IFRS), Sfidat e Lidershipit në Shqipëri organizuar nga Universiteti George Ëashington. Zotëron gjuhët anglisht dhe italisht.