Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Lundroni në këtë Seksion

Rudolf Papa

Z.Rudolf Papa mban pozicionin e Këshilltarit të Ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit. Është diplomuar si jurist në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. Gjatë viteve 1995 – 2003 ka zhvilluar një karrierë të suksesshme në drejtimin dhe menaxhimin e aktiviteteve tregtare pranë shoqërisë VeVE Group, duke arritur deri në nivelin më të lartë të drejtimit të shoqërisë si Drejtor Ekzekutiv i këtij grupi. Më pas ka dhënë kontributin e tij në institucionet publike, ku ka qenë i angazhuar pranë Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, më pas Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Nga viti 2013 deri në vitin 2018 ushtroi detyrën e drejtorit të kabinetit të Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP. 2018-2019 Komisioner, Entit Rregullator të Ujit. Në periudhën 2019-2021 ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Nga viti 2021 deri në 1.7.2024 ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit në Kabinetin e Ministrit të Financave. Nga muaji gusht 2024 dhe deri ne muajin nentor 2025 ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit të Ministritt ë Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Është njohës shumë i mirë i gjuhës angleze, italiane dhe greke. Fushat e Angazhimit: Çështjet ligjore dhe administrative.