Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Në zbatim të Vendimit nr.54, datë 5.2.2014 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, Udhëzimit nr.13, datë 26.04.2018, të Ministrit të Finanacës dhe Ekonomisë për zbatimin e tij dhe njoftimit të shpallur në Buletinin Shtetëror të Agjencisë së Prokurimit Publik, nr.14 datë 16.02.2026, është zhvilluar procedura e konkurrimit për dhënien me qira të pasurive shtetërore nr.275, nr.276, nr.278, nr.279, nr.284 dhe pjesë e pasurisë nr.285/1, në zk.3095, me emërtim “Objektet e Marinës” me sipërfaqe 12 204 m², me vendndodhje në Himarë.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit vendosi për shpalljen fitues të subjektit “Iridi Spahiu” P.F.