Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Në zbatim të VKM Nr. 926, datë 29.12.2014 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes”, i ndryshuar, kapitulli III shpallen për shitje me VAM fillestar si më poshtë:
  1. Në administrim të Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë, Tiranë
Nr
Emërtimi
Datëlindja
Vendndodhja
Vlera fillestare
Zhvillimi i ankandit
e ankandit në lekë
Data
Ora
Vendi
1
Qeni “Desa”
11.08.2016
Tiranë
10,000
19.10.2026
10.00
DSHPP

Çdo person fizik apo juridik i interesuar për blerje duhet të paraqesë në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për blerje e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit
  2. Garancinë bankare apo mandat pagesën në origjinal që vërteton ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit
  3. Dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim).
Shenim: Pjesëmarrësit në ankand, i cili tërhiqet nga ankandi pa dhënë asnjë ofertë për vlerën shpallur për shitje, i konfiskohet 20 % e garancisë bankare, e ngurtësuar për pjesëmarrje në ankand.
Garancia bankare apo mandat pagesa duhet të bëhet detyrimisht brenda afatit të pranimit të kërkesave për pjesëmarje në ankand.  Garancia bankare apo mandat pagesa mund të bëhen pranë çdo banke të nivelit të dytë në llogaritë respektive të hapura për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit pasi të keni tërhequr pranë D.SH.P.P. faturën për arkëtim të plotësuar dhe të nënshkruar nga përfaqësuesi i institucionit.