Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Suzana Hoxha

Znj. Suzana Hoxha është Juriste me përvojë të gjerë në administratën publike shqiptare, me mbi 20 vite kontribut në institucione qendrore dhe mbrojtjen e interesave shtetërore.

Ajo ushtron detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, ku drejton dhe koordinon veprimtarinë e strukturave administrative dhe teknike të ministrisë, duke siguruar zbatimin e politikave qeveritare në fushën e zhvillimit ekonomik, inovacionit, arsimit profesional dhe punësimit si dhe atë dhe menaxhimit të pronës publike. Në këtë rol, znj.Hoxha udhëheq proceset e reformave institucionale, menaxhimin financiar dhe përmirësimin e qeverisjes publike.

Më parë, ajo ka shërbyer si Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe ka mbajtur detyra drejtuese në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, përfshirë pozicionet e Drejtores së Përgjithshme të Pronës Publike dhe Drejtores së Huarrmarjes në Tregun e Brendshëm. Në karrierën e saj, znj.Hoxha ka kontribuar në rol drejtues në Avokaturën e Shtetit dhe më herët në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, në Policinë e Ndertimit dhe në Prokurorinë e Apelit Tiranë, duke ndërtuar një profil të bazuar në integritet, profesionalizëm dhe efikasitet institucional.

Ajo është juriste e diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, dhe ka kryer studimet Master në të Drejtën Ndërkombëtare. Ajo ka një sërë trajnimesh profesionale në fushën e administratës publike, institucioneve të pavarura kushtetuese, prokurimeve publike dhe menaxhimit ligjor. Është avokate e licencuar që prej vitit 2007 dhe zotëron gjuhën angleze dhe italiane.

Në punën e saj karakterizohet nga përkushtimi ndaj reformës, transparencës dhe forcimit të institucioneve publike në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

E-mail: paradhoma.sp@ekonomia.gov.al