Ministry of Economy and Innovation

Legjislacion ndërkombëtar

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka një rol të rëndësishëm në zbatimin dhe koordinimin e legjislacionit ndërkombëtar në fushën e ekonomisë, tregtisë, inovacionit dhe investimeve. Veprimtaria jonë kryesisht është në përputhje me Ligjin nr. 43/2016 “Për Marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, duke siguruar aderimin dhe harmonizimin e politikave kombëtare me standardet ndërkombëtare. Ligj 43/2016

Marrëveshjet bilaterale të investimeve

International Investment Agreements Navigator | UNCTAD Investment Policy Hub

Marrëveshje bilaterale të bashkëpunimit ekonomik

  1. Ligj nr. 51/2024, datë 16.5.2024 Për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit 
  2. Ligj nr. 145/2020 Për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.
  3. Vendim i KM nr. 903, datë 11.11.2015 Për miratimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Koresë, për bashkëpunimin ekonomik.
  4. Vendim nr. 382, datë 2.5.2013 Për miratimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit, për bashkëpunimin ekonomik, industrial dhe teknologjik
  5. Vendim i KM nr. 567, datë 22.8.2012 Për miratimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin ekonomik.
  6. Vendim i KM nr. 1023, datë 15.12.2010 Për miratimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Hungarisë, për bashkëpunimin ekonomik.
  7. Vendim nr. 595, datë 28.5.2009 Për miratimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit, për bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe teknik.
  8. Vendim i KM nr.473, datë 23.6.2005 Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së  Shqipërisë  dhe  Këshillit  të  Ministrave  të  Serbisë  dhe Malit të Zi, për bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik.
  9. Vendim i KM nr. 13, datë 14.1.2004 Për miratimin në parim të Marrëveshjes së bashkëpunimit ekonomiko-teknik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës.
  10. Vendim i KM nr. 50, datë 23.1.2003, Për miratimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Ukrainës, për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar.
  11. Vendim i KM nr. 65, datë 7.3.2002, Për miratimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovakisë, për bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik.
  12. Ligj nr. 8817, datë 27.9.2001 Për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Tregtar dhe Ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit.

Konventat dhe Organizatat Ndërkombëtare

Shqipëria është anëtare e organizatave dhe konventave ndërkombëtare që sigurojnë transparencë dhe standarde të larta në fushën e ekonomisë dhe inovacionit. Disa prej tyre përfshijnë:

Ligj Nr.10 180, Datë 29.10.2009 Për Aderimin e Republikës Së Shqipërisë Në Marrëveshjen Për Të Drejtën E Patentave Të Organizatës Botërore Të Pronësisë Intelektuale (WIPO) 

Ligj nr. 113/2024,datë 14.11.2024 Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për   të Drejtat   Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, bërë në Nju-Jork, në datën 10.12.2008.