Ministry of Economy and Innovation

Në zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Urdhrit nr. 184, datë 15.10.2025 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit”, shpallet konkursi për pozicionin:

Shofer, Sektori i Administrimit të Aseteve dhe Shërbimeve të Përgjithshme Drejtoria e Aseteve dhe Shërbimeve të Përgjithshme

Drejtoria e Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Klasa e pagës: III

Dokumentet e nevojshme për aplikim

Aplikantët duhet të dorëzojnë këto dokumente:

1. Kërkesën për aplikim;

2. Fotokopje të kartës së identitetit;

3. Diplomën e shkollës së mesme (origjinal ose kopje të noterizuar);

4. Fotokopje të patentës;

5. Dëshmi profesioni (nëse ka);

6. Certifikata ose dëshmi të njohjes së gjuhëve të huaja;

7. Raport mjekësor;

8. Dëshmi penaliteti;

9. Vërtetim nga gjykata;

10. Vërtetim nga prokuroria;

11. Librezën e punës;

12. Jetëshkrimin (CV).

 

Kërkesat e përgjithshme

Kandidati duhet të plotësojë këto kushte:

a) Të ketë shtetësi shqiptare;

b) Të jetë jo më pak se 25 vjeç;

c) Të gëzojë zotësi të plotë për të vepruar;

ç) Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;

d) Të plotësojë nivelin arsimor dhe aftësitë profesionale të domosdoshme për pozicionin;

dh) Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerje krimi;

e) Të mos ketë marrë masë disiplinore “largim nga puna” brenda 1 viti nga data e aplikimit.

 

Kërkesat specifike të pozicionit

a) Leje drejtimi: Kategoria B

b) Arsimi: I mesëm

c) Kualifikimi: Aftësi në realizimin e detyrave të transportit të personelit

ç) Eksperienca në punë: Mbi 3 vjet

 

Procedura e përzgjedhjes

Përzgjedhja e kandidatëve do të kryhet nga një komision vlerësimi me 3 (tre) anëtarë dhe konsiston në:

· Vlerësimin e dokumentacionit, përfshirë arsimin, eksperiencën dhe trajnime të lidhura me fushën;

· Vlerësimin do ta kryejë komisioni përkatës;

· Totali i pikëve të vlerësimit është 100 (njëqind).

Në përfundim të procesit, kandidati me rezultatin më të lartë i propozohet autoritetit vendimmarrës për miratim. Me emërimin në detyrë, lidhet kontrata individuale e punës.

 

Afati dhe mënyra e aplikimit

Aplikimet dhe dokumentet përkatëse dorëzohen deri më datë 16.12.2025 pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit.