Ministry of Economy and Innovation

Procesi i negociatave nënkupton:

  • Analizimin e legjislacionit kombëtar në raport me acquis të BE-së (screening);
  • Përafrimin dhe harmonizimin ligjor, përmes miratimit dhe zbatimit të akteve të reja ose të ndryshuara;
  • Forcimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative;
  • Zbatimin efektiv të legjislacionit, përfshirë monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e progresit.

Negociatat jo vetëm si proces teknik, ato përfshijnë edhe përmbushjen e kritereve politike dhe ekonomike të Kopen Hagës, si dhe respektimin e parimit të ekonomisë së tregut. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit luan rol thelbësor në disa kapituj me përqasje horizontale dhe sektoriale, për shkak të përgjegjësive të saj në politikat ekonomike, industriale, tregtare dhe të inovacionit. MEI kontribuon si institucion lider, koontribues ose bashkëlider, në bashkëpunim me ministritë e linjës dhe GNPIE.