Ministry of Economy and Innovation


Në zbatim të Kreut IV, pikat 18 dhe 19, të Urdhrit të Kryeministrit nr. 94, datë 20.05.2019, “Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e Grupeve Ndërinstitucionale të Punës për Integrimin Evropian (GNPIE)”, janë ngritur dhe funksionojnë Grupet Ndërinstitucionale të Punës për secilin kapitull të acquis të Bashkimit Evropian, me qëllim koordinimin ndërinstitucional të procesit të negociatave të anëtarësimit. Sipas këtij urdhri, GNPIE-të përbëhen nga përfaqësues të institucioneve përgjegjëse dhe bashkëpunuese, në varësi të fushës së mbuluar në secilin kapitull, duke garantuar një përfaqësim të balancuar institucional dhe teknik.

Kapitulli 1 – Lëvizja e lirë e mallrave

Institucioni përgjegjës për Kapitullin 1 është Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, e cila udhëheq procesin e harmonizimit të legjislacionit kombëtar me acquis të Bashkimit Evropian në fushën e lëvizjes së lirë të mallrave, duke koordinuar heqjen e barrierave teknike në tregti dhe forcimin e sistemit të standardizimit, akreditimit, metrologjisë dhe mbikëqyrjes së tregut, në bashkëpunim me institucionet përkatëse.  Anëtarët e GNPIE-së janë përfaqësues në nivel teknik dhe drejtues, të caktuar nga institucionet përkatëse, duke siguruar ekspertizën e nevojshme për adresimin e detyrimeve që burojnë nga Kapitulli 1 dhe për koordinimin efektiv ndërinstitucional gjatë procesit të negociatave. Në total kemi 62 anëtarë në këtë GNPIE.

Kapitulli 6 – Legjislacioni për shoqëritë tregtare

Institucioni përgjegjës për Kapitullin 6 është Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, e cila drejton përafrimin e legjislacionit shqiptar me të drejtën e Bashkimit Evropian në lidhje me krijimin dhe funksionimin e shoqërive tregtare, raportimin financiar dhe auditimin ligjor, si dhe përmirësimin e procedurave të regjistrimit të bizneseve me qëllim garantimin e transparencës dhe sigurisë juridike. Anëtarët e GNPIE-së janë përfaqësues në nivel teknik dhe drejtues, të caktuar nga institucionet përkatëse, duke siguruar ekspertizën e nevojshme për adresimin e detyrimeve që burojnë nga Kapitulli 6 dhe për koordinimin efektiv ndërinstitucional gjatë procesit të negociatave. Në total kemi 21 anëtarë në këtë GNPIE.

Kapitulli 20 –Ndërmarrjet dhe Politika industriale

Institucioni përgjegjës për Kapitullin 20 është Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, e cila harton dhe zbaton politika industriale në përputhje me parimet dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian, duke synuar rritjen e konkurrueshmërisë së industrisë, mbështetjen e inovacionit dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Anëtarët e GNPIE-së janë përfaqësues në nivel teknik dhe drejtues, të caktuar nga institucionet përkatëse, duke siguruar ekspertizën e nevojshme për adresimin e detyrimeve që burojnë nga Kapitulli 20 dhe për koordinimin efektiv ndërinstitucional gjatë procesit të negociatave. Në total kemi 52 anëtarë në këtë GNPIE.

Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë

Institucioni përgjegjës për Kapitullin 30 është Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, e cila, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, siguron harmonizimin e politikës tregtare të Shqipërisë me politikën e përbashkët tregtare të Bashkimit Evropian dhe zbatimin e detyrimeve ndërkombëtare në fushën e tregtisë së jashtme. Anëtarët e GNPIE-së janë përfaqësues në nivel teknik dhe drejtues, të caktuar nga institucionet përkatëse, duke siguruar ekspertizën e nevojshme për adresimin e detyrimeve që burojnë nga Kapitulli 30 dhe për koordinimin efektiv ndërinstitucional gjatë procesit të negociatave. Në total kemi 39 anëtarë në këtë GNPIE.