Ministry of Economy and Innovation

Projektligji i ri për Koncesionet dhe PPP-të është një reformë që forcon shtetin, rrit transparencën dhe modernizon menaxhimin e investimeve publike.

I hartuar me asistencën e SIGMA/OECD dhe në përputhje të plotë me praktikat e BE-së, ligji vendos rregulla të qarta dhe standarde të reja për projekte me ndikim publik.

Risitë kryesore:

• Integrim i plotë me sistemin e investimeve publike: analiza kosto–përfitim, fizibilitet teknik e financiar, vlerësim i riskut.

• Rregulla të detyrueshme për bashkitë që shmangin angazhime pa kapacitete financiare.

• Agjenci e re teknike për PPP-të që vendos standarde dhe mbikëqyr zbatimin.

• Njësi të posaçme për monitorimin e kontratave në çdo institucion.

• Regjistër elektronik publik për transparencë maksimale.

• Kontroll fiskal i fortë nga Ministria e Financave për çdo projekt dhe ndryshim me ndikim financiar.

• Përafrim i plotë me direktivat e BE-së dhe mekanizma të qartë kundër konfliktit të interesit.

Qëllimi është i qartë: projekte më të mira, kosto të kontrolluara, risk i menaxhuar dhe rezultate të dukshme për qytetarët.

FOTO ALBUM