Ministry of Economy and Innovation

Në Tryezën e Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor në Bruksel prezantova hapat konkretë që Shqipëria ka ndërmarrë në procesin e “Smart Specialisation”, një reformë strategjike që po afron ekonominë tonë me tregun unik europian.

Sektorët ku Shqipëria ka avantazh konkurrues

• Turizmi i qëndrueshëm

• Agro-ushqimi & bujqësia organike

• Teknologjia & shërbimet ICT

• Përpunimi industrial

• Energjia dhe tranzicioni i gjelbër

75% e investimeve të reja janë të fokusuara në tranzicionin e gjelbër dhe dixhital.

Procesi S3 po forcon gjithashtu bashkëpunimin rajonal me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi në fusha si ICT, agro-ushqimi, energjia, dhe turizmi i integruar.

Strategjia shqiptare mbështetet nga një Plan Veprimi prej 1.2 miliardë euro, të financuar nga buxheti i shtetit dhe programet IPA III, Horizon Europe, Digital Europe, IPARD dhe WBIF.

Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të avancuar “Smart Specialisation” si një instrument kyç për konkurrueshmëri, rritje të qëndrueshme dhe integrim më të shpejtë në BE.

FOTO ALBUM