Ministry of Economy and Innovation

Mirë se keni ardhur në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit për të dëgjuar një analizë të lidhur me treguesit më të fundit publikuar në Institutin e Statistikave sot, në lidhje me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Në tërësi, ekonomia shqiptare në tremujorin e dytë të vitit 2026 u rrit me 3,61%, një ecuri në mesataren e rritjes tremujore që ekonomia ka pasur gjatë gjithë viteve të fundit, pra gjatë gjithë viteve pas pandemisë. Të dhënat tregojnë se kemi pasur një rritje të qëndrueshme dhe një konsolidim të mëtejshëm të stabilitetit makroekonomik.

Kemi pasur zhvillime pozitive për sa i përket zhvillimeve sektoriale. Kemi pasur zgjerim të kërkesës dhe gjithashtu ecuri pozitive të investimeve, siç do shohim dhe në paraqitje.

Nga ana e sektorëve, pra nga ana e kërkesës, aktivitetet kryesore të ekonomisë që kanë rezultuar me rritje kanë qenë administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia, që ka pasur rritje më të madhe prej 12,14%, por dhe kontributin më të madh në rritje, 1,38 pikë përqindje, i ndjekur nga sektori i tregtisë, transportit dhe akomodimit, i cili gjithashtu ka pasur një rritje prej 5,53% dhe një kontribut në rritjen ekonomike prej gati 1 pikë përqindje.

Të gjithë nënsektorët e tregtisë, transportit dhe akomodimit kanë rezultuar në rritje në tremujorin e dytë të vitit, duke reflektuar një ecuri pozitive jo vetëm të këtyre  sektorëve në vetvete, por në rastin e tregtisë kemi pasur një ecuri pozitive qoftë të tregtisë me shumicë, ashtu dhe të tregtisë me pakicë, që tregon për një aktivitet pozitiv të këtij sektori dhe gjithashtu tregon për një aktivitet në rritje të konsumit të familjeve shqiptare.

Gjithashtu, transportet dhe akomodimi kanë qenë të ndërlidhura me sektorin e turizmit. Ka pasur një ecuri pozitive në të dy këta nënsektorë, duke treguar që kërkesa për turizëm ka ardhur në rritje, siç do të duket dhe më tutje në shifrat e tjera të tërthorta që ne kemi për turizmin.

Edhe për komponentin e parë do të doja të ndalesha pak më gjatë, pra për administrimin, arsimin dhe shëndetësinë. Kemi pasur një rritje pozitive, që tregon për një kërkesë në rritje të shërbimeve publike dhe private. Të dy komponentët, qoftë komponenti publik, qoftë komponenti privat i arsimit dhe i shëndetësisë, kanë ardhur në rritje në tremujorin e dytë të vitit, duke reflektuar jo vetëm, siç thashë, rritjen e kërkesës për këto shërbime, por duke reflektuar gjithashtu edhe investimet e shtuara në këto dy sektorë të rëndësishëm në jetën e qytetarëve.

Një sektor tjetër, i cili ka rezultuar në rritje dhe pozitiv në ekonominë tonë në tremujorin e dytë të vitit, është sektori i pasurive të paluajtshme, i cili gjithashtu është ndërlidhur me turizmin. Kërkesa për pasuri të paluajtshme ka ardhur në rritje. Do ta shohim dhe në të dhënat në vijim të bilancit të pagesave dhe kjo tregon që do të vijojë pra edhe kërkesa, edhe turizmi, edhe ndërtimi; janë të gjithë sektorë të cilët janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin, që ka sinjale për ecuri pozitive edhe në pjesën tjetër të vitit.

Ndërkohë që sektorë të cilët gjithashtu kanë ardhur me rritje kanë qenë informacioni dhe komunikacioni, që është rritur me 2,58% në tremujorin e dytë të vitit. Po, brenda këtij sektori kemi pasur një rritje të shërbimeve të teknologjisë së informacionit me më shumë se 10%, duke vijuar një trend i cili prej vitesh tashmë ka ardhur me rritje dhe ka sjellë një zgjerim të mëtejshëm të sektorit.

Industria u shfaq me rritje të lehtë prej 0,47%. Brenda sektorit të industrisë kemi pasur rritjen më të fortë të energjisë elektrike, e cila është në 6,14%, duke vijuar trendin pozitiv që ka pasur.

Ndërkohë që kemi pasur sektorë si industria përpunuese ushqimore, e lidhur gjithashtu dhe me prodhimin vendas dhe me eksportin, e cila ka pasur gjithashtu një rritje pozitive. Degët që kanë shfaqur ecuri negative kanë qenë bujqësia, pyjet dhe peshkimi, e cila në të vërtetë prej disa vitesh tashmë ka rezultuar me ecuri negative, por ndërkohë brenda këtyre sektorëve vet bujqësia në terma nominalë ka ardhur në rritje me rreth 2%, e cila reflektohet në fakt edhe në shifrat e eksportit të prodhimeve bujqësore dhe ushqimore.

Ndërkohë me rënie kanë qenë gjithshtu edhe art argëtim shplodhje dhe aktivitetet profesionale dhe administrative.

Sa i takon strukturës së ekonomisë, ne kemi vazhduar të kemi një ekonomi e cila dominohet kryesisht nga shërbimet. 47,21% e ekonomisë shqiptare, e Prodhimit të Brendshëm Bruto, vjen nga shërbimet. Ndërkohë që kemi pasur një rritje të peshës së sektorit bujqësor, i cili ka shkuar mbi 18%, nga 16% që ka qenë në fund të vitit të kaluar, ndërtimi 11,9% dhe industria 9,23%.

Nga ana e komponentëve të shpenzimeve, pra kemi pasur një peshë relativisht të balancuar edhe aty prej vitesh, ku konsumi përbën 70% të shpenzimeve të ekonomisë shqiptare, ndërkohë që konsumi privat, pra ndërkohë që konsumi final i familjeve përbën 12,3% dhe investimet përbëjnë rreth 21-22% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Të gjithë komponentët sipas shpenzimeve gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026 kanë ardhur në rritje. Kemi pasur një rritje të fortë të konsumit, i cili është rritur me 4,55%, konsumi i familjeve shqiptare, konsumi i qeverisë, që ka një peshë më të ulët, siç paraqita më parë, është rritur me 4,15%, ndërsa investimet janë rritur me 1.76%.

Eksportet kanë ardhur në rritje në tremujorin e dytë të vitit, Me 9,78 % janë eksportet e mallrave dhe shërbimeve, siç keni bërë me dije edhe në dalje të tjera, në analiza të tjera. Pjesa më e madhe e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve lidhet me eksportet e shërbimeve të lidhura kryesisht me eksportet e turizmit.

Konkretisht, në gjashtëmujorin e parë të vitit ne kemi pasur një total prej 3,7 miliardë eurosh eksporte, ku eksportet e shërbimeve të lidhura me udhëtarët bëjnë 2,4 miliardë euro, ndërsa totali i eksporteve të mallrave ka vlera më të ulëta.

Për sa i përket importeve, ato kanë ardhur gjithashtu me rritje. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, importet e mallrave dhe të shërbimeve janë rritur me 7,55%.

Nëse do të kemi një këndvështrim në fakt të gjithë situatës makroekonomike në vend, të gjithë komponentët kryesorë të analizës kanë pasur një ecuri pozitive, duke filluar nga borxhi, i cili në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2025 është reduktuar me 5 pikë përqindje, nga 54 % që ka qenë niveli i borxhit në vit, në tremujorin e dytë të vitit 2025, në tremujorin e dytë të vitit 2026 ai ka arritur në 49%.

Sa i takon atraktivitetit të Shqipërisë, i cili përafrohet me investimet e huaja direkte, Në gjashtëmujorin e parë të vitit ne kemi pasur një fluks të investimeve të huaja direkte prej 1.14 miliardë eurosh, ndërkohë që stoku ka arritur në 18.42 miliardë euro.

Fluksi i investimeve të huaja direkte në këtë gjashtëmujor të parë të vitit është mbi 50% më i lartë sesa ai i vitit të kaluar. Ndërkohë që stoku është rritur me 15,3%.

Rezerva është një tjetër tregues i cili tregon për stabilitetin ekonomik të vendit dhe fuqinë e vendit për t’u ruajtur nga goditje potenciale që mund të vijnë nga tregjet e huaja. Rezerva valutore është rritur me 18,6%, duke arritur 8.1 miliardë euro.

Më në detaje, investimet e huaja direkte, siç thashë, kanë pasur një rritje në këtë gjashtëmujor të parë të vitit 2026. Ato janë kryesisht investime të kryera në real estate. 53,3% e tyre janë investime të real estate dhe kjo, në fakt, është dhe në linjë me treguesit që unë sapo paraqita të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ku sektori i real estate kishte kontribuar pozitivisht në rritjen ekonomike të vendit.

Ndërsa sektorë të tjerë, të cilët janë me peshë në investimet e huaja direkte, lidhen me aktivitetet financiare dhe të sigurimit, industria përpunuese, tregtia, energjia dhe informacionet dhe komunikacioni, pra degët kryesore që, në fakt, janë në fokus të politikave tona zhvillimore si sektorë strategjikë.

Sa i takon fluksit të investimeve të huaja direkte sipas vendeve, ne kemi pasur vendin me fluksin më të lartë ka qenë Austria, e ndjekur nga Turqia, Italia, Holanda dhe Kosova.

Për sa i përket konsumit dhe financimit të konsumit, të dhënat tregojnë se ne kemi pasur një rritje në të gjithë komponentët e financimit të konsumit.

Në tremujorin e dytë të vitit, paga mesatare në vend rezultoi 92,150 ALL, në rritje me 9,8% në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2025. Gjithashtu, pensionet kanë ardhur në rritje. Rritja e pensioneve deri tani për vitin 2026 është në nivelin 7%, e ndikuar dhe nga një indeksim i kryer në muajin korrik prej 2,7%.

Remitancat, që janë tjetër burim i rëndësishëm në financimin e konsumit të qytetarëve shqiptarë, kanë pasur rritje në orën e parë të vitit me 16,9%, duke rezultuar në një tregues të të ardhurave të disponueshme për person rreth 71,485 lekë, në rritje me 4% në krahasim me vitin e kaluar.

Për sa i përket atyre sinjaleve që ne kemi për ecurinë e ekonomisë në muajt në vijim, mund t’u referohemi të dhënave të numrit ë  bizneseve, të regjistruara, por dhe të qarkullimit të regjistruar në tetëmujorin e parë të vitit.

Në këtë tetëmujor, ne kemi pasur 11,826 biznese të reja të regjistruara, ose një rritje prej 3,3% në krahasim me tetëmujorin e vitit 2025. Ndërsa qarkullimi është rritur me 10.9%.

Sektorët të cilët kanë pasur një rritje më të lartë të qarkullimit lidhen me sektorin e shërbimit, ku, siç shpjegova më parë, është sektori me kontribut kryesor në ekonominë shqiptare. Tregtia ka pasur një rritje me 11%, prodhimi me 5%, ndërtimi me 10%. Ndërsa transporti, edhe i ndikuar nga ulja e çmimeve ndërkombëtare të karburanteve, ka pasur një reduktim me 4%.

Sa i takon treguesve kryesorë të tregut të punës, ne kemi vijuar të kemi një treg pune të stabilizuar. Papunësia vijon të qëndrojë 8,3%. Në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2025, ajo ka pasur rënie me 0,2%. Punësimi është në 69,2%, pjesëmarrja në forcat e punës është 76,3% dhe, siç thashë, paga mesatare ka arritur në nivelin 92,150 lekë.

E shpjegova më parë drejtimin e jashtëm dhe përbërjen e saj. Pra, peshën kryesore në eksportet e shërbimeve e ka pasur turizmi dhe shërbimet janë ato që janë vesh kryesore në tregti, por pozitive është që në tremujorin e parë të këtij viti ne kemi pasur një rritje qoftë të eksporteve të shërbimeve, qoftë të eksporteve të mallrave dhe gjithashtu, nëse do të hedhim sytë tek importet, kemi pasur rritje të importeve të mallrave.

Në tërësi, degët që kanë ndikuar në rritjen e importeve të mallrave kanë qenë, pra, të gjitha degët e ekonomisë kanë pasur një rritje të importeve, që jo vetëm tregon për një konsum të shtuar, por tregon dhe për inpute të shtuara në prodhim.

Qoftë të dhënat e tregitsë së zhvillimeve dhe të dhënat e tregtisë së mallrave na shfaqin një ecuri pozitive të sektorëve të ekonomisë shqiptare.

Në tërësi, siç është paraqitur, të dhënat tregojnë një rritje të qëndrueshme, tregojmë për zgjerim të konsumit, tregojmë për rritje të investimeve dhe gjithashtu rritjet e eksporteve.

FOTO ALBUM