Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Lundroni në këtë Seksion

Alba Rexha

Diplomuar në vitin 2015 me rezultate të shkëlqyera pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, dhe e vlerësuar me Medalje të Artë në Masterin Shkencor E Drejtë Publike.

Ka kontribuar për rreth 7 vjet në Intesa Sanpaolo Bank Albania, si eksperte ligjore në projekte inovative përfshirë dixhitalizimin e shërbimeve bankare, nënshkrimin elektronik dhe rolin e bankës si agjent/ndërmjetës në shërbime financiare risi, duke garantuar përputhshmërinë me kuadrin rregullativ në RSH dhe me praktikat më të mira të BE. Ka luajtur rol kyç në hartimin dhe negocimin e marrëveshjeve për implementimin e produkteve bankare në bashkëpunimin me palë vendase dhe ndërkombëtare, përfshirë institucionet shtetërore.

Në OTP Bank Albania ka dhënë këshillim ligjor dhe kontraktual për financimin dhe transaksionet e segmentit SME dhe Korporatë, përfshirë integrimin kontraktor pas bashkimit me Alpha Bank.

Si konsulente ligjore, është angazhuar në sektorin privat me investime vendase dhe të huaja, përfshirë ato strategjike për segmentin SME në sektorë si energjia dhe turizmi, duke ofruar konsulencë gjithëpërfshirëse për menaxhimin e projekteve gjatë gjithë ciklit të tyre me gjithë aktorët në proçes, përfshirë partneritetin publik-privat dhe proçeset rregullatore.

Fushat e ekspertizës: e drejtë bankare, e drejtë tregtare, e drejtë pronësie, projekte inovative, investime të huaja, investime strategjike, partneritet publik-privat, menaxhim projektesh, negocim kontratash, project finance, legal due diligence.

Gjuhët: Anglisht, Italisht, njohuri në Frëngjisht