Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Lundroni në këtë Seksion

Fjorind Lika

Mban pozicionin e këshilltarit në Kabinetin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit.

Më herët, ka ushtruar funksione pranë Departamentit të Akteve Rregullatore të Këshillit të Ministrave, në Kryeministri, në Kabinetin e ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, si dhe në Kabinetin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Përgjatë karrierës së tij, ka ushtruar funksione përfaqësimi në organe të ndryshme të administrimit, mbikëqyrjes dhe këshillave drejtuese në disa institucione publike dhe të pavarura.

Përgjatë kësaj periudhe, kryesisht fushat e angazhimit të mbuluara kanë përfshirë çështjet e legjislacionit, të procedurave administrative, të bashkëpunimit tregtar, të sipërmarrjes private, të klimës së biznesit, të lehtësimit të procedurave të shërbimeve publike ndaj sipërmarrjes, të zhvillimit të politikave ekonomike, të mbështetjes të startup-eve, të dialogimit me biznesin dhe dhomat e tregtisë, të inspektimit të përgjithshëm, të drejtës së informimit dhe konsultimit publik, të integrimit evropian, si dhe të marrëdhënieve me Kuvendin.

Zotëron titullin “Avokat”, të lëshuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe është njohës i gjuhës angleze dhe italiane.

Fushat e angazhimit: Çështjet e legjislacionit dhe të procedurave administrative.