Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Lundroni në këtë Seksion

Violeta Shqalsi-Cara

Violeta Shqalsi-Cara është eksperte e komunikimit institucional dhe medias me mbi 25 vite përvojë profesionale në administratën publike dhe në gazetari.

Aktualisht, nga Nëntor 2025 ushtron detyrën e Këshilltares për Komunikimin dhe Median pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, pas angazhimeve të mëparshme si Këshilltare për Komunikimin dhe Median,  në institucione qendrore të rëndësishme të shtetit shqiptar, përfshirë Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Gjatë karrierës së saj institucionale, ajo ka kontribuar në hartimin dhe zbatimin e strategjive të komunikimit publik, menaxhimin e marrëdhënieve me median, informimin e publikut dhe koordinimin ndërinstitucional, veçanërisht në sektorët e ekonomisë, financave, bujqësisë dhe doganave.

Me një formim të konsoliduar në gazetari ekonomike dhe politike, Violeta Shqalsi-Cara ka ushtruar për gati dy dekada funksione të rëndësishmë dhe editoriale në media kombëtare si ATSH, TV SCAN dhe Radio “STINËT”, duke kontribuar në rritjen e standardeve profesionale të raportimit publik.

Ajo është certifikuar nga Delegacioni i Bashkimit Europian si Trajnere për Integrimin Europian në Komunikim dhe ka ndjekur trajnime të specializuara në komunikim institucional, financa, tatime dhe sistemin doganor, përfshirë trajnime pranë Organizatës Botërore të Doganave (ËCO) në Bruksel, Agjencia e Lajmeve Franceze, AFP, si dhe Instituti Shqiptar i Medias. Ka qenë gjithashtu anëtare e Grupit të Screening-ut të Bashkimit Europian për 13 kapituj, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Znj. Shqalsi-Cara ka marrë pjesë në konferenca të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare si gazetare e ekonomisë duke bërë një raportim profesional në mediat ku ka punuar.