Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Datë: 10/12/2025

Në mbështetje të Ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 570, datë 03.10.2018, “Për Këshillat Mbikëqyrës të Shoqërive Aksionare Shtetërore”, të ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 621, datë 10.10.2024, “Për miratimin e dokumentit të politikës ‘Agjenda Kombëtare e Reformave 2024–2027’”, si dhe Urdhrit nr. 60, datë 18.11.2025, “Për ngritjen e komisionit të vlerësimit të kandidatëve për Këshillat Mbikëqyrës të shoqërive tregtare shtetërore”, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit njofton shtyrjen e afatit të aplikimeve për Shpalljen nr. 1, datë 21.11.2025, “Mbi shpalljen e vendeve vakante në këshillat mbikëqyrës të shoqërive tregtare shtetërore”.

Bazuar në numrin e ulët të aplikimeve të depozituara deri në këtë fazë, krahasuar me numrin e vendeve vakante të shpallura, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit vlerëson të nevojshme shtyrjen e afatit të aplikimit, me qëllim garantimin e konkurrencës së ndershme, transparencës dhe përzgjedhjes së kandidatëve më të kualifikuar për pozicionet në Këshillat Mbikëqyrës.

Afati i ri i aplikimeve

Afati për dorëzimin e aplikimeve shtyhet deri më datë 16 dhjetor 2025.

Mënyra e aplikimit

Dokumentacioni dorëzohet fizikisht pranë Zyrës së Protokollit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, në adresën: Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3, Tiranë.

Kandidatët që kanë aplikuar tashmë nuk kanë nevojë të ri-aplikojnë; aplikimet e tyre konsiderohen të vlefshme.

Kujtesë mbi dokumentacionin e nevojshëm

· Kërkesë zyrtare për aplikim;

· Jetëshkrim (CV);

· Kopje të diplomës së studimeve universitare dhe pasuniversitare;

· Vërtetim gjyqësor;

· Deklaratë për mungesë konflikti interesi;

· Kopje të kartës së identitetit;

· Dokumente të tjera mbështetëse të kualifikimeve.