Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 926, datë 29.12.2014 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes”, i ndyshuar, kapitulli III, pika 6, germa “a”, njoftojmë anulimin e procedurës së ankandit për shitjen e objekteve me vendodhje në Theth si vijon: (Objekti nr.1) Ish-Bar-Kafe”, “Ish-Dyqan Veshmbathje”, “Ish-Dyqan Ushqimor”, (Objekti nr.2) “Ish-Zyra e Administrimit”, (Objekti nr.3) “Ish-Magazinë për Rezervat Dimërore” dhe (Objekti nr.4) “Ish-Pika e Grumbullimit të Bimëve Medicinale”, me specifikat si me poshtë:
– Vlera fillestare e ankandit: 1,866,820 Lekë
– Objekt: 1,047,592 Lekë
– Truall: 819,228 Lekë
– Sipërfaqja e Përgjithshme: 2796 m2
– Sipërfaqja nën objekt: 649 m2

Ky anulim i procedurës së ankandit po kryhet në kuadër të zbatimit të parimit të barazisë dhe transparencës për arsye të gabimit të kodit të llogarisë ekonomike të institucionit.