Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Në mbështetje të VKM nr.749,datë 19.12.2018,”Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, Urdhrit të Kryeministrit Nr. 94, date 20.5.2019 “Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e grupeve ndërinstitucionale të punës për Integrimin Evropian” si dhe të Urdhërit të Kryeministrit Nr.113, Datë 30.08.2019, për “Format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të Platformës së Partneritetit për integrimin Evropian”, bëhet ky njoftim për të qenë pjesëmarrës në diskutimet dhe këshillimet e Tryezës  së Diskutimit dhe Këshillimit të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian për Kapitullin 2 “ LËVIZJA E LIRË E PUNËTORËVE”

Qëllimi kryesor i kësaj Tryeze të Diskutimit dhe Këshillimit të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian, është të diskutojë, të shqyrtojë dhe të ndërmarrë qëndrime dhe rekomandime drejtuar Sekretariatit të Integrimit Evropian e strukturave të tjera përgjegjëse në procesin e integrimit evropian, për çështjet e fushat specifike.

Të gjithë anëtarët e strukturave jo-shtetërore, që duan të jenë pjesë e diskutimeve dhe këshillimeve të kësaj Tryeze të Diskutimit dhe Këshillimit të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian, duhet të përfaqësojnë një nga grupimet e mëposhtme:

  • Organizatat e shoqërisë civile,
  • pushteti vendor,
  • komuniteti I biznesit,
  • shoqata e punëmarrësve,
  • bota akademike, qendrat kërkimore
  • media
  • grupe të tjera interesi

Të gjithë anëtarët e strukturave jo-shtetërore, ftohen të dërgojnë brenda 15 ditëve nga shpallja e institucionit përgjegjës për kryesimin e kapitullit, formularin e plotësuar të aplikimit, ku të përcaktohet qartë përvoja, si dhe interesi për të qenë pjesë e Tryezës së Diskutimit dhe Këshillimit të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian, në adresën e postës elektronike info@ekonomia.gov.al

FORMULAR APLIKIMI