Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Në zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Urdhrit nr. 184, datë 15.10.2025 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit”, shpallet konkursi për pozicionin:

Punonjës Pastrimi Sektori i Administrimit të Aseteve dhe Shërbimeve të Përgjithshme

Drejtoria e Aseteve dhe Shërbimeve të Përgjithshme Drejtoria e Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin:

– Të pastrojë dhe të mirëmbajë nga ana higjienike sipërfaqen e zyrave, korridoreve, shkallëve të godinës që janë në administrim të Ministrisë;

– T’u përgjigjet kërkesave shtesë të punonjësve për sa i përket pastrimit;

– Të mbajë të gjitha pajisjet e pastrimit dhe materialet në gjendje pune të sigurt dhe sanitare;

– Kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga eprori.

 

Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion:

Kritere të përgjithshme:

· Të jetë shtetas shqiptar;

· Të jetë ketë një figurë të pastër morale;

· Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës;

· Të mos jetë përjashtuar/shkarkuar nga administrata publike.

 

Kritere të posaçme: Të plotësojë kërkesat për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera për pozicionin përkatës:

Arsimi: Të ketë mbaruar arsimin 8/9 vjeçar.

Përvoja: Nuk kërkohet përvojë. Të ketë eksperiencë të mëparshme në këtë profil/profesion, përbën avantazh.

 

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

1. Kërkesë për punësim;

2. Jetëshkrim;

3. Fotokopje të dëftesës së shkollës;

4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

 

Procedura e përzgjedhjes

Përzgjedhja e kandidatëve do të kryhet nga një komision vlerësimi me 3 (tre) anëtarë dhe konsiston në:

· Vlerësimin e dokumentacionit, përfshirë arsimin, eksperiencën dhe trajnime të lidhura me fushën;

· Vlerësimin do ta kryejë komisioni përkatës;

· Totali i pikëve të vlerësimit është 100 (njëqind).

Në përfundim të procesit, kandidati me rezultatin më të lartë i propozohet autoritetit vendimmarrës për miratim. Me emërimin në detyrë, lidhet kontrata individuale e punës.

 

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Aplikimet dhe dokumentet përkatëse dorëzohen deri më datë 16.12.2025 pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit.