Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Shqipëria ndodhet në fazën e zhvillimit të negociatave të BE-së, dhe ka finalizuar hapjen e clusters-ve.  MEI është e angazhuar në mënyrë të vazhdueshme në:

  • përmbushjen e prioriteteve afatshkurtra dhe afatmesme;
  • përgatitjen e raporteve të progresit;
  • koordinimin ndërinstitucional;
  • përafrimin e kuadrit ligjor dhe politikave ekonomike me acquis të BE-së.

Ky angazhim synon sigurimin e një procesi negociues të qëndrueshëm dhe efektiv në funksion të avancimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.