Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Dr. Olta Manjani është Zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit që prej nëntorit 2025. Më herët, Znj.Manjani ka shërbyer si Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë (dhjetor 2021 – mars 2024), si dhe Zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (mars 2024 – nëntor 2025).

Dr. Manjani vjen nga një eksperiencë e gjatë pune si ekonomiste në Bankën e Shqipërisë (2008-2021), në Departamentin e Politikës Monetare. Ajo gjithashtu ka zhvilluar karrierën e saj në fushën pedagogjike, si asistent pedagoge në Universitetin Tor Vergata të Romës (2020-2021), pedagoge e jashtme në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik (2006-2007); studiuese e jashtme në Graduate Institute Geneva në Zvicër (2014-2015), etj.

Dr. Manjani ka përfunduar studimet e doktoraturës në Bankë dhe Financë nga Universiteti Tor Vergata i Romës (2018-2021). Ajo ka përfunduar studimet Master në Politikat Ekonomike të Vendeve në Zhvillim në Williams College, Massachusetts, SHBA, si përfituese e bursës Fulbright. Studimet Bachelor i ka përfunduar në Universitetin Amerikan të Selanikut në Greqi, në Administrim Biznesi, me një minor për Marrëdhënie Ndërkombëtare (2002-2006).

Dr. Manjani ka një sërë kualifikimesh në fushën e financës dhe ekonomisë nga institucione si Banka e Rezervës Federale të Nju Jorkut; Bundesbank, Gjermani; Instituti i FMN-së, Uashington DC; Joint Vienna Institute, Austri etj.

Dr. Manjani është gjithashtu autore e një sërë studimesh dhe artikujsh shkencorë në fushën e finances dhe bankës, të publikuara në revista të njohura shkencore (peer-reviewed). Ajo zotëron shumë mire gjuhën angleze dhe italiane, si dhe është njohëse e gjuhës greke, turke dhe frënge.