Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Dr. Olta Manjani, Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë dhe më pas  Zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, që prej muajit dhjetor 2021, është ekonomiste me përvojë të gjerë në administratën publike, politikëbërjen ekonomike dhe sektorin financiar.

Përpara angazhimit në qeveri, ajo ka punuar për 14 vite si ekonomiste në Bankën e Shqipërisë. Ajo ka gjithashtu përvojë akademike dhe kërkimore në institucione të njohura ndërkombëtare, përfshirë Graduate Institute Geneva, Universitetin Tor Vergata të Romës dhe Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës.

Dr. Manjani ka kryer studimet e doktoraturës në Bankë dhe Financë në Universitetin Tor Vergata të Romës, studimet Master në Politikat Ekonomike të Vendeve në Zhvillim në Williams College, SHBA, si përfituese e bursës Fulbright, si dhe studimet e larta në Universitetin Amerikan të Selanikut (Anatolia).

Ajo është autore e studimeve dhe artikujve shkencorë në fushën e financës dhe bankës dhe ka ndjekur programe të specializuara pranë institucioneve prestigjioze financiare ndërkombëtare si FMN, Bankë Boterore, Bundesbank, JVI etj. Zotëron gjuhën angleze dhe italiane, si dhe ka njohuri në gjuhët greke, turke dhe frënge.